Në Serbi transformimi i FSK-së në Ushtri po interepretohet në mënyra të ndryshme.
Sipas disa analistëve të Beogradit, Ushtria e Kosovës përbën një kërcënim për serbët e veriut, transmeton lajmi.net.
Eksperti i çështjeve të konflikteve ndërkombëtare, Dragan Simeunoviq thotë se procesi i transformimit të FSK-së në Ushtri është një proces i pamundur të ndalohet, ngase siç thotë ai, e njëjta i përshtatet edhe interesave të disa fuqive botërore, përfshirë edhe SHBA-të.
“Megjithatë, shqiptarët mund ta përdorin atë, sidomos para hyrjes në NATO, për okupimin e veriut”, thotë Simeunoviq.
Ndërkaq, Igor Simiq nga Lista Serbe thotë se veprime të tilla të Prishtinës janë të pamundura.
Sipas Simiq, komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Ne në Prishtinë besojmë se të tilla veprime janë të pamundura, sepse të njëjtat do ta rrezikonin paqen. Kjo është pse komuniteti ndërkombëtar duhet të parandalojë formimin e Ushtrisë dhe të ndalojë akte të mundshme të dhunës”, thotë Simiq për gazetën “Kurir”.
Kujtojmë se me miratimin e tri projektligjeve për FSK-në në Kuvend, i është hapur rrugë transformimit të kësaj force në ushtri. /Lajmi.net/
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos