Kryetari i Mitrovicës ka siguruar qytetarët e komunës që drejton se nuk do të lejojë devijim nga Plani i Ahtisarit, kur bëhet fjalë për definimin e kufijve administrativë të dy komunave, një tendencë që gjithnjë e më shumë po shfaqet nga veriorët.
Sipas Agim Bahtirit, në kuadër të aktiviteteve për realizimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, është paraparë edhe definimi i kufijve administrativë ndërmjet komunës së deritashme dhe asaj të re.
Duke i parë tendencat e drejtuesve të komunës veriore që përkufizimi i kufijve administrativë të bëhet jashtë Pakos së Ahtisarit, kryetari Bahtiri ka ftuar të premten në një takim përfaqësues të partive politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Mitrovicës, për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.
Me këtë rast, ai i ka njoftuar për këto synime dhe është zotuar se në asnjë mënyrë nuk do të pranojë devijimin nga Plani i Ahtisarit, me të cilin plan shqiptarët edhe ashtu janë dëmtuar, shkruan gazeta Zëri.
IKSHPK: Në shumicën e komunave uji i pijshëm brenda standard...
Fillon afati kalimtar në basketboll
Carrick pritet të emërohet trajner i përkohshëm i Man United
Simeone kërkon falje publike për gjestin ndaj Viniciusit në ...
Osmani pret në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Pë...
Rutte: NATO-ja po shqyrton hapat e radhës për sigurinë e Ark...