Dy senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Ron Johnson kanë vizituar Kosovën.
Senatorët e kanë përsëritur që presin nga Kosova sundim të ligjit si dhe vazhdim të dialogut me Serbinë, raporton portali arbresh.info.
Johnson tha se arritja e një marrëveshjeje në dialogun me Serbinë është çelës që hapë potencialin e së ardhmes.
“Çdo njeri dëshiron gjërat e njëjta, duam paqe, siguri dhe vend ku mund të rrisim fëmijët tanë. Besojmë se mënyra për t’i arritur këto qëllime është që qeveria të respektojë sundimin e ligjit, të mbrojë të drejtat e minoriteteve, si dhe arritja e një marrëveshjeje në dialogun me Serbinë është një çelës që hapë potencialin e së ardhmes. Jemi këtu për të përkrahur njerëzi e rajonit, popullin e Kosovës e Serbisë, duam t’i shohim të kenë sukses”, u shpreh Johnson./arbresh.info/
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku