Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se qeveria e re e Kosovës duhet të bëjë reforma të thella, jo veç ndërrim qeverie.
Duke folur për diskutimet mes VV-së e LDK-së për të formuar koalicionin qeverisës, Selmanaj ka thënë se për të bërë punë, qeverisë së ardhshme i mjafton të mos vjedhë.
“Duhet të ketë reforma të thella, jo veç ndërrim qeverie, por duhet të bëjmë reforma të tilla që kthejnë shpresën për të jetuar në Kosovë. Qeveria e ardhshme, edhe nëse s’bën punë fare, veç nëse s’vjedh do të bëjë punë shumë të mira për Kosovën. Ka për t’u parë. Në çdo sferë ku prek jeta e qytetarit ka nevojë për ndryshime”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se edhe në takimin e së mërkurës, nesër, dy partitë nuk do të diskutojnë për ndarje dikasteresh, por do të vazhdojnë dialogun për çështjet programore. Për diskutimet ka thënë se janë në trend pozitiv, ndërsa ka shtuar se pas certifikimit të rezultateve pret që gjithçka të marrë hov tjetër.
Sipas Selmanajt, fitorja e VV-së si e para dhe LDK-së si e dyta “është fitore e madhe e Kosovës, pasi fitoi opozita e deridjeshme”. Ai ka thënë se është mirë që morën fund “partitë që për shumë vjet degraduan sistemin në Kosovë e abuzuan me paranë publike”./ktv/
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...
Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dh...