Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, z. Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Philip Kosnett.
Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Selmanaj shprehi falënderimet më të përzemërta ndaj ambasadorit Kosnett për mbështetjen e përhershme të SHBA-së ndaj Republikës së Kosovës, transmeton arbresh.info
Të dy, u zotuan që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, duke pohuar kështu besnikërinë e Qeverisë së Kosovës ndaj SHBA-së.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Selmanaj e njoftoi ambasadorin Kosnett për prioritetet e kabinetit të tij, siç janë: luftimi i korrupsionit, reformat në drejtësi, si dhe zhvillimi i dialogut.
Ndërsa, ambasadori Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Kosovën, sidomos në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit – përfshirë këtu edhe luftën kundër korrupsionit./arbresh.info/

Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...