Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike në Kosovë dhe bashkëpunimin midis Kosovës dhe Gjermanisë.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Selmanaj e informoi Ambasadorin Heldt për disa nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe reformat në sistemin e drejtësisë.
Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Selmanaj e falënderoi Ambasadorin Heldt për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar kështu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar dhe më tutje bashkëpunimin mes dy vendeve./arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...