Zëvendëskryeministri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, është deklaruar rreth paralajmërimeve për largimin e ish-nënkryetares së kësaj partie, Vjosa Osmani, dhe krijimin e një iniciative të re politike, njofton Insajderi.
I ftuar në Kanal10, Selmanaj ka thënë se LDK asaj mund t’i urojë vetëm fat dhe suksese.
“Neve na mbetet t’i urojmë çdo të mirë dhe suksese”, u shpreh ai.
Ai po ashtu ka pasur një porosi ndaj Osmanit, shkruan Insjader.
“Të mos fyhet shtëpia ku ke ngrënë bukë gjatë, je rritur gjatë, ke qëndruar gjatë, unë mendoj që është edhe amorale paksa”, ka thënë ai.
Tutje, ai u shpreh se asnjë nga degët e LDK-së nuk kanë shprehur interesim për të përkrahur Osmanin, e po ashtu, sipas tij, vetëm se është rritur mobilizimi për LDK-në dhe kryeministrin Avdullah Hoti.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër