Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka minimizuar rolin e Ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë.
Selmanaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Platforma për dialogun me palën serbe, e hartuar nga ky ekip, që kryesohet nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, është një “improvizim”.
“S’është asgjë ai dokument”, ka vlerësuar deputeti i LDK’së.
“Këta persona janë në shërbim të presidentit Thaçi”, ka deklaruar Selmanaj.
“Presidentin Thaçi s’po e ndal Kushtetuta, e po e ndal rezoluta e PSD’së. Të mos bëjmë hajgare!”, është shprehur ai./express/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër