Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj i ka reaguar zëvendëskryeministrit Haki Abazit, duke e quajtur njeriun më përçarës të kësaj qeverie.
“Z.Abazi në fakt, ato që po i thua t’i definitivisht po më bind në ato që po e thotë edhe Gashi, që elementi më përçarës brenda qeverisë jeni ju”, tha Selmanaj.
Ai ka shtuar se të njëjtin rol Abazi e kishte pasur edhe sa ishte pjesë e shoqërisë civile.
“Po këtë rol e keni pasur sa keni qenë pjesë e shoqërisë civile, ke pas investu shumë në mu që me e prishë një rrjet të OJQ-vë, përmes meje, po s’ke mund dhe tash po bindem që elementi më përçarës është ky, nuk është shteti lozhë e masonëve, konspiracion. Prandaj po them pavarësisht se kjo qeveri mori fund, është e domosdoshme që kjo logjikë me marrë në fund, njerëzit si ky nuk i duhen shtetit, mund t’ia jepni një detyrë tjetër, por, jo i dyti i vendit”, ka deklaruar Selmanaj./Express/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...