Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj thotë se delegacioni i Kosovës nuk do të hapë temën e Asociacionit në Bruksel.
Sipas tij Kosova do të provojë që në momentin që të nënshkruhet marrëveshja finale, të bëhet zotimi për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare dhe ligjore.
Zëvendëskryeministri Selmanaj theksoi se Kosova nuk do të hyjë në materializimin e asnjë pjese të marrëveshjes përderisa nuk nënshkruhet marrëveshja finale.
“Nuk do ta hapim çështjen e Asociacionit por do të provojmë që në momentin kur do ta nënshkruajmë marrëveshjen finale të zotohemi se do të kryejmë obligimet tona ndërkombëtare dhe obligimet tona ligjore që i kemi marrë në Kuvendin e Kosovës, gjithmonë duke respektu aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Selmanaj për RTV21.
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...