Deputeti i ri i LDK-së, ka thënë se një shkuarje e kësaj partie në koalicion me PDK-në do të ishte i dëmshëm për vendin por edhe për këtë parti.
Ai ka thënë më tej se nuk ka lëvizur nga qëndrimi i tij se nëse LDK shkon me partinë e drejtuar nga Kadri Veseli, atëherë ku jep dorëheqje, njofton Klan Kosova.
“Ka një qëndrim të saktë të LDK-së dhe ne duhet tu besojmë atyre”, ka thënë Selmanaj në Ora e Fundit.
“Nuk besoj se do të vjen momenti që dikush nga ne të merr vendime radikale për vetën dhe të përkrah PDK-në”, ka vazhduar Selmanaj.
Ai ka thënë se në vitin 2014 është thyer pak besimi në LDK, por për këtë ka një arsyetim pasi vendi gjendje në krizë gjashtë mujore.
“Atëherë koalicioni është dashur të bëhet për Kosovën”.
“Mes LDK dhe Kosovës unë zgjedh Kosovën”, ka vazhduar Selmanaj.
“Vlerësimet ndërkombëtare flisnin për trende pozitive. Nuk ka më arsyetim që të thuhet se për të mirën e vendit po shkojmë me PDK-në”, ka shtuar ai.
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së