Driton Selmanaj, ka folur për preferencat e partisë së tij për koalicion pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.
Selmanaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “një shumicë e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm kanë preferencë Lëvizjen Vetëvendosje, dhe PAN’in duan ta shohin në opozitë për të këqijat që ia kanë bërë Kosovës”
“Ka edhe mendime që nëse nuk arrijmë marrëveshje me VV’në, duhet të shikojmë mundësitë me partitë e tjera, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate, duke përjashtuar Partinë Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Selmanaj.
Ai ka hedhur poshtë mundësinë që LDK’ja të bashkëpunojë me PDK’në pas zgjedhjeve të së dielës.
“Nuk ka koalicion me PDK’në, sepse vihet në pikëpyetje ekzistenca e LDK’së më tutje”, është shprehur ai./T7/
Erion Veliaj bën kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Më...
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinum...
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...
AUV-i njofton ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe ...
Francisco Neto prezantohet si lojtar i Llapit