Anëtari i Lidhjes Demokratike, Driton Selmanaj, ka folur për opsionet e kësaj partie pasi doli subjekti i tretë në zgjedhjet e 11 qershorit.
Selmanaj ka thënë se LDK do të jap përgjegjësi ashtu sic ka marrë vota, ndërsa e ka mohuar edhe një herë mundësinë e koalcionit qeverisës me koalicionin PAN, pikërisht për shkak të Partisë Demokratike.
Anëtari i LDK’së një koalicion me PDK’në është i rrezikshëm për vendin, madje ai thotë se nëse partia e tij vendos për bashkpunim me PDK’në, ai largohet nga LDK pjesë e të cilës u bë vetëm para zgjedhjeve.
“Koalicioni me PDK është i rrezikshëm për vendin. Unë nuk jam pjesë e LDK’së nëse kjo vendos të formoj koalicion me PDK’në”, thotë Selmanaj në Rrokum Roll
“Në këtë fazë duhet distancimi i AAK’së dhe nismës nga PDK, dhe pas këtij distancimi, çdo koalicion është i mundshëm”, tregon anëtari i LDK’së në lidhje me koalicionet me partitë e tjera.
Ai thotë se për LDK’në do të ishte më e shëndetshme që të qëndrojë në opozitë, por edhe mund të flas për koalicione të tjera, mjafton që pjesë e tyre të mos jetë PDK.
Ndërsa, për deputetët që koalicioni PAN mund t’i kontrabandojë për t’i arritur numrat, Selmanaj thotë se nëse ka deputetë të tillë në grupin parlamentar të LDK’së, ata duhet të përjashtohen.
Driton Selmanaj, në rezultatet e zgjedhjeve që u publikuan në media, doli të jetë i treti më i votuari në koalicioni LDK-AKR-Alternativa me mbi 25 mijë vota.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...