Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka thënë se Qeveria Hoti ka arritur ta afrojë vendin më miqtë ndërkombëtarë.
“Janë tri elemente që e matin funksionalitetin e shtetit; sa po arrin të jetë i konsoliduar, të ketë miq aleatë, ta thejë izolimin, sa është i aftë ta mbrojë integritetin dhe territorialitetin, dhe e treta ta luftojë krimin”.
“Kosovën e kemi marrë të izoluar dhe raporte të këqija edhe me Tiranën zyrtare, e kemi kthyer në tërësinë e vet në binarët e saj. Sot kemi pas ministrin e Greqisë, vendi që nuk na njeh – po vinë ata që nuk na njohin e lëre më ata që na njohin”, ka thënë Selmanaj, njofton klan kosova.
“Kur e kemi marrë qeverinë na akuzonit se mund ta vendosim kufirin në Ibër kurse tash po flisni se qysh t’i marrim disa toka në kuadër të Ujmanit në Serbi, tash po doni edhe të hyni në Serbi. Vërejeni vetën sa shumë keni ndryshuar dhe kjo është rezultat i punës tonë”.
Selmanaj ka thënë se tash opozita po u kërkon që të shkojnë përtej Mitrovicës”.
“Tash nuk po thoni se shkoi Mitrovica por hyni në Serbi”.
Ai në seancën e sotme ku po raportohet për 100 ditëshin, ka numëruar gjërat që sipas tij nuk iu kanë bërë si ekzekutiv në këtë periudhë.
“Nuk kemi shkel asnjëherë Kushtetutën, nuk kemi kërcënuar gjyqtar dhe nuk kemi organizuar protesta, nuk kemi marrë teste nga Serbia, nuk kemi ndërtuar teori konspirative, nuk kemi fyer dhe gënjyer emisarët amerikanë, nuk e kemi izoluar Kosovën, nuk i kemi vënë sanksione, nuk kemi afera korruptive, nuk kemi mbajt takime në Kopaonik”.
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...