Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka thënë se ai si zyrtar i lartë i shtetit ka edhe shofer, edhe sigurim, por që ka shkuar pa përcjelljene tyre në emision në RTK, ku ishte ftuar si mysafir.
“Erdh vet, sepse edhe shoferët, sigurimi… kanë nevojë për pushim dhe kanë familje. Nuk e kam në qef të rrethohem nga shumë njerëz, edhe pse me thonë se duhet të kem kujdes, edhe pse nuk i dëgjoj shumë ata të mbrojtjes së afërt. Nuk i kam borxh askujt, në politikë kam hyrë me qëllime fisnike dhe të dal nga politika pa u koritë”, ka thënë Selmanaj.
Sipas tij, është guxim për ata që sot vendosin më hy në politikë, sepse është terren i ashpër dhe i zorshëm.
“Kjo skenë mund të ndryshojë me angazhim të njerëzve të mirë në politikë. E kemi zor të ndryshojmë këtë mentalitet”, ka theksuar ai.
Më pas, numri tre i qeverisë e ka zbuluar një fakt të padëgjuar deri më tash.
“Në e kemi një kryeministër që bukën e merr me vete në çantë dhe hanë në zyre”, ka thënë Selmanaj. Nërkaq i pyetur se çfarë ushqimi hanë shefi i qeverisë kur e merr nga shtëpia, ai ka përmendur sendviçët.
“Nuk han nëpër restorante, bile nganjëherë në zyre me lut edhe mua”, ka thënë Selmanaj./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...