Mungesa e deputetëve ka bërë që të shtyhet seanca e jashtëzakonshme e thirrur sot nga opozita për të diskutuar për shpenzimet e 17 shkurtit.
Deputeti nga radhët e LDK-së parti kjo që edhe ka thirru këtë seancë Driton Selmanaj tha se nuk janë kundër shkuarjes në Prekaz për homazhe por sipas tij çështja për shpenzimin e buxhetit në raste të manifestimeve të ndryshme është mjaft e rëndësishme.
” siç e pat , ka mungesë të deputetëve pasi që shumica e tyre kanë shkuar në aktivitete e Epopesë dhe kjo nuk është arsyetim. Ne të gjithë e kemi ditur që sot është epopeja por e kemi lenë qe të mbahet sot dhe nuk jemi kundër shkuarjes në nderime të familjes Jashari por janë pikërisht këto manifestime ku buxheti i shtetit po harxhohet dhe nuk po dihet kah po shkojnë. Tash më siguri do të shtyhet edhe seanca e nesërme pasi që nuk ka kuorum po mendojmë se seanca e thirru për sot e jashtëzakonshme ku ishte dashur të diskutohet shuma e ndarë për 17 shkurt të mbahet më 12 mars”, tha Selmanaj.
Ai në seancë të kuvendit tha edhe “Këta njerëz vjedhin me varrezat e dëshmoreve dhe lapidareve te tyre tash kanë filluar të vjedhin edhe letra te tualetit dhe pakot higjienike”./Arbresh.info/
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...