Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dy vendimeve të 12 qershorit 2015, që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit me pronat e kontestueshme në Deçan, ka reaguar kryetari i kësaj komune Rasim Selmanaj.
Ai vendimin e Kushtetueses për dhënien e 25 hektarëve tokë manastirit të Deçanit, prona publike të ndërmarrjeve publike “Apiko” dhe “Iliria” e ka cilësuar si tradhti e turp .
Selmanaj në një postim në Facebook, ka shkruar se ky vendim kur nuk do të pranohet dhe zbatohet për deri sa ai është kryetar i Deçanit, raporton lajmi.net.
“Turp e tradhti e Gjykatës Kushtetuese ndaj interesave të vendit e të popullit! Ndërhyrje politike dhe shkelje e ligjit e drejtësisë! Turp! Kurrë ky vendim s’ka me u pranuar e as zbatuar nga Komuna që unë e drejtoj! Manastiri nuk mund të behët pronar i këtyre pronave! Qytetarët e Deçanit dhe unë personalisht do ta kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim politik dhe të turpshëm”, ka shkruar ai.
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...