Selimi propozon një raportues special të Këshillit të Europës për Banjsken

11:18 | 5 Tetor 2023
A Z

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Petrit Selimi,  ka thënë sot se Serbia me Kushtetutë e ka të ndaluar ekstradimin në shtetet e treta të të akuzuarve, siç po kërkon Kosova ekstradimin e pjesëmarrësve në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka propozuar që të ketë një raportues special të Këshillit të Europës për Banjsken.

“Po përsëris edhe shqip: vajtimet dhe ankesat nuk sjellin rezultat ndryshe nga e kaluara. Kërkesat post-Banjskë duhet konkretizuar: ne mes tjerash mund të kërkohet raporter special të KE per sulmin terrorist, rrethanat dhe aktoret e involvuar. Një dikmarti të fokusuar në Serbinë”, shkruan Selimi./Arbresh.info/