Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Kosovë.
Në takim me ambasadorin Lebet, ministri Selimi e ka njoftuar për çështjet që lidhen me angazhimet e tij si Ministër i Drejtësisë, përfshirë reformën në drejtësi, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit si dhe iniciativa tjera të rëndësishme për sistemin e drejtësisë të cilat janë në funksion të forcimit të shtetit ligjor.
Ministri Selimi gjatë diskutimit me ambasadorin Lebet, e ka falënderuar për gjithë angazhimin e tij gjatë këtyre viteve të shërbimit në Kosovë dhe ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e pandërprerë të shtetit zviceran dhe bashkëpunimin e çmuar që kanë në fusha ta caktuara duke vënë në pah edhe historinë e pasur të miqësisë dhe partneritetit mes dy vendeve tona. Ministri Selimi theksoi se Zvicra ka merita të veçanta në çdo gjë që është ndërtuar dhe arritur në Kosovë.
Nga ana e tij ambasadori Jean – Hubert Lebet e ka falënderuar Ministrin Selimi për bashkëpunimin e ofruar dhe ka rikujtuar vendosmërinë e Ambasadës dhe shtetit zvicerane për të bashkëpunuar dhe asistuar Ministrinë e Drejtësisë me çdo program mbështetjeje teknike edhe në të ardhmen për forcimin e kapaciteteve të Ministrisë në reformat e ndërmarra nga ministri Selimi./arbresh.info
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...