Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka pritur në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.
Gjatë këtij takimi, Ministri Selimi ka falënderuar Ambasadorin Sakar për mbështetjen që ka ofruar shteti i Turqisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe sidomos në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Ministri Selimi e ka njoftuar Ambasadorin Sakar për nismat e ndërmarra gjatë mandatit të tij, përfshirë agjendën legjislative, themelimin e Gjykatës Komerciale si dhe prioritetet të cilat synon t’i realizojë për fuqizimin e sundimit të ligjit, sidomos në çështjen e reformës në sistemin e drejtësisë.
Ambasadori Sakar ka vlerësuar si shumë të dobishme dhe të rëndësishme krijimin e Gjykatës Komerciale, e cila sipas tij do të dërgojë mesazh tejet pozitiv te investitorët e huaj, si dhe ka falënderuar ministrin Selimi për gatishmërinë për të fuqizuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, duke ri-konfirmuar se shteti i Turqisë do të vazhdojë ta mbështes Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj në çdo proces me rëndësi./arbresh.info
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...