Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se qeveria ka ndërhyrë me një axhendë të keqe në seancën e sotme të thirrur nga opozita. Ai tha se nuk ia kanë borxh qeverisë që t’ua bëjnë numrat dhe se salla e Kuvendit është uzurpuar nga Qeveria.
“Ne kemi ftuar seancë me nënshkrime të deputetëve të opozitës, kemi caktuar edhe temën dhe rezuutën për të miratuar.Qeveria ndërhyri në këtë axhendë. Masi ata e kan thirrë seancën lë ta përfundojnë ata”, tha Selimi për Frontal në T 7.
“Nuk ja kemi borxh qeverisë t’ia bëjmë numrat aq më pak si kjo axhendë e keqe. Nuk i nënshtrohemi qeverisë, kemi të drejtë ta thirrim seancën. Salla është e uzurpuar nga Qeveria”, tha Selimi.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...