Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi ka vazhduar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara në Hagë për të tretën ditë me radhë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ai iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes së Kadri Veselit se kur ishin takuar për herë të parë.
Dëshmitari Selimi tha se Veselin e ka takuar në një fshat të Drenicës në vitin 1998. Ish-komandanti tha se në takimet me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe me komandantët e zonave asnjëherë nuk e ka parë Kadri Veselin.
Selimi tha se nuk ka ditur për organizimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së sa ishte komandant zone.
“Nuk e kam ditë si ndodhi dhe si ka qenë i organizuar Shtabi i Përgjithshëm”, tha Selimi duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Veselit, avokatit Rodney Dixon.
Sa i përket Shërbimit Informativ të Kosovës-SHIK, Selimi theksoi se gjatë 1998-tës nuk ka pasur këso strukture. Sipas tij, SHIK është krijuar më 1999.
“Me Veselin nuk kisha kontakte, por nuk kishte një shërbim të tillë. Nuk ishte në ZO të Drenicës dhe as nuk kisha dëgjuar në atë kohë”, tha Selimi.
Ish-komandanti Selimi iu përgjigj edhe pyetjeve të mbrojtjes së Jakup Krasniqit, derisa pyetje shtesë për të pati prokurori i specializuar./rtk
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00