Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka prezantuar si propozues tekstin e ftesës për interpelancë të Kryeministrit Avdullah Hoti rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ndër të tjera, Selimi duke iu referuar fjalimit të Dërguarit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, kur tha se Kushtetuta nuk është Bibël dhe mund të ndryshohet ai ka bërë një propozim tjetër, me të cilin Vetëvendosje njihet.
“E vërtetë që Kushtetuta nuk është as Bibël as Kuran. Nëse duhet ta ndryshojmë atëherë ta ndryshojmë nenin 1.3 për njohje të së drejtës për bashkim të Kosovës me Shqipërinë dhe jo për ta gjymtuar republikën tonë”, është shprehur Selimi.
“Zoti Hoti po të drejtohen si njeri i urtë. Keni urtësinë dhe bëni diçka që do të mbahet mend shkëputuni nga veprimet e mëhershme të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës të cilët herë bashkë e herë veç e veç ia sollën Kosovës marrëveshjen e keqe për Asociacionin”./eo
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...