Selimi: Jam besimplotë se drejtësia do të na kthej në atdhe neve këtu që jemi të akuzuar

17:25 | 18 Shkurt 2026
E.H

Rexhep Selimi tha se është besimplotë se drejtësia do t’i kthejë në atdhe atë dhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

“Jam besimplotë se drejtësia dhe vetëm drejtësia do të na kthej në atdhe neve këtu që jemi të akuzuar”, tha Selimi.

Ai në fjalën përfundimtare tha se Prokruoria duhet ta kishte kuptuar se kurdo që kthehet, do të kthehet në Kosovën e lirë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Koha se kur do kthehem në Kosovë varet nga vendimi i juaj. Por, Prokuroria duhet ta kishte kuptuar se kurdo që kthehem do të kthehem në Kosovën e lirë”, tha ai.

Selimi tha se është krenar që i ka dalë zot Kosovës në kohën e duhur për lirinë e saj.

“Në Kosovën për të cilën jam krenar që i kam dalë zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës kam qenë dhe jam i gatshëm ta jap edhe jetën sa herë të duhej nga unë”, tha ai.

Selimi shtoi se beson që edhe ata që janë në sallën e gjyqit do të vepronin njëjtë në rast që vendi i tyre do të ndodhej në situatë të ngjashme.

Ai tha se viktimat kanë nevojë për drejtësi, por në drejtësi të mbështetur në të vërtetën.

Selimi shtoi se drejtësia që nuk mbështetet në të vërtetën i lëndon viktimat për herë të dytë dhe e shkatërron vetë qëllimin e saj.

“Vendimi të mbështetet vetëm në atë që është provuar dhe jo në atë që është sugjeruar. Në fakte dhe jo në hamendje. Në ligje dhe jo përshtypje”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme