Rexhep Selimi i është kundërpërgjigjur kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit i cili pak çaste më parë tha se ka deputetë të VV-së të cilët do të votojnë pro demarkacionit. Selimi ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes janë unik kundër kësaj marrëveshje.
Selimi ka thënë se kushdo që pret që demarkacioni të votohet nga deputetët e VV-së do të mbetet me gishta në gojë.
“Unë nuk komentoj deklarata të Kadri Veselit sepse nuk ia vlen. Ai le t’i sheh deputetët e tij dhe të Listës Serbe me të cilët ka koalicion. Deputetet e VV-së e kanë të qartë dhe janë të vendosur kundër marrëveshjes se demarkacionit. Kushdo që pret që LVV do ta votojë demarkacionin do të mbetet me gisht në gojë ” ka thënë Selimi për Blic.
Seanca për demarkacionin me Malin e Zi është caktuar për nesër nga ora 10:00. Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se nuk i kanë siguruar ende 80 vota për demarkacion, sipas tij do të duhen edhe dy vota.
“Metalurgjiku”, pas 8 orësh përfundon seanca për 16 të arres...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Trepça fiton sfidën ndaj Borës dhe ngjitet në krye të tabelë...
Banorët e Hajvalisë prej ditësh me ndërprerje të rrymës, ank...
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...