Ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi i emocionuar foli për Kosovën e lirë, për të cilën tha se është i gatshëm ta japë jetën nëse i kërkohet, raporton Klankosova.tv.
Ndonëse tha se nuk e di se kur do të kthehet në Kosovë pasi kjo varet nga vendimi i Gjykatës, megjithatë siç u shpreh, do kthehet në Kosovën e lirë.
“I bindur se bëmë gjënë e duhur, edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Na mbështeti edhe NATO dhe vendet tuaja. Prokuroria kërkon dënime jashtëzakonisht të rënda, aq të gjata sa synojnë të na ndalojnë përgjithmonë kthimin në vendin tonë. Koha se kur do të kthehem në Kosovë, tash e tutje, varet nga vendimi juaj. Por prokuroria duhet ta ketë kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë. Në Kosovën për të cilën jam krenar që i dola zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës jam i gatshëm të jap jetën”, deklaroi ai.
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...