Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se e ka lënë në dorë të Beogradit krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Ai ka theksuar se para dy vitesh deputetët e Listës Serbe kanë qenë në Beograd pikërisht në kohën kur pritje të diskutohej rritja e përgjegjësive të FSK-së, e ku sipas tij atje u morrën direktivat se si duhet të veprohet me këtë punë.
“Deputetët serbë para dy vitesh ishin në Beograd për të vendosur në lidhje me FSK-në. Prej asaj dite kjo punë është në dorën e Beogradit që të formohet FAK-u apo jo”, u shpreh deputeti Selimi.
Sipas tij Qeveria qysh sot mund t’i rris përgjegjësitë e FSK-së, pasi sipas tij asnjë ligj nuk e ndalon që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë më e pajisur, më e armatosur dhe me numër më të madh ushtarësh.
Ambasada e ShBA-së në Tiranë feston 249-vjetorin e Pavarësis...
Cakolli: Kushtetuesja nuk i dha të drejtë votimit të fshehtë...
Miratohet raporti vjetor i BQK-së: Konfirmohet stabiliteti f...
Të shtëna me armë zjarri në Bregun e Diellit, s’ka të ...
Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt një lufte të madhe, ...
Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media për vendimin...