Dënimi i grupit të Drenicës, ka bërë që të vihet në pikëpyetje votimi i ndryshimeve kushtetuese në seancën e nesërme që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Kjo, pasi dënimi, i cili u quajt i padrejtë, i ish-krerëve të UÇK-së, e ka shtuar bindjen e deputetëve për të kundërshtuar specialen, ndonëse hezitojnë ta thonë.
Për të kaluar një amendament kushtetues, Kushtetuta kërkon që pro tij të votojnë së paku dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Pra, kërkohet vota e së paku 80 prej 120 anëtarëve sa ka Kuvendi, shkruan kp.
Opozita ka 31 deputetë dhe mbështetur në qëndrimet që liderët e tri subjekteve politike kanë shfaqur, asnjë nga deputetët e tyre nuk do të votojë pro Speciales. Megjithëse, flitet që numri i deputetëve të pozitës që do t’i thonë jo Gjykatës Speciale është ende më i madh, deri më tani nga PDK-ja janë katër deputetë – Ganimete Musliu, Fadil Demaku, Nait Hasani dhe Nuredin Lushtaku – të cilët e kanë bërë publike se do të votojnë kundër Speciales. Ndërsa, ende mbetet e diskutueshme se a do të votojë edhe deputetja Flora Brovina pro Gjykatës Speciale.
Pozita vazhdon të hezitojë të deklarojë nëse do t’i kenë votat për ta themeluar Gjykatën Speciale. Por, të palëkundur në qëndrimin e tyre kundër Gjykatës Speciale, vazhdon të jetë opozita, e cila tashmë ka bërë të qartë se vota e tyre do të jetë kundër.
Ndërkaq, disa prej deputetëve të pavarur ende vazhdojnë të kenë hamendje nëse do ta japin votën pro apo kundër.
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë
Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për rastin Rashiq: Vetëm s...
CEO i Al Hilal nuk e përjashton transferimin e Vinicius Jr n...
Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…
Vitia: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në luftën ...