Sot para stacionit të Policisë në Prishtinë u mbajt konferencë për medie nga kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli për kërcënimet që i janë adresuar një anëtari të subjektit të AKR-së.
Sipas Pacollit, sot përmes kërcënimeve po thyhen vlerat e demokracisë në këtë vend.
“Arsyeja pse sot jemi mbledhur pikërisht para këtij institucioni që ne e konsiderojmë qëështë institucion i sigurisë qytetare, ka të bëjë me një kërcënim i cili i është bërë ditën e djeshme njërit prej anëtarëve të ekipit tim që ne e konsiderojmë dhe e shprehim indinjatën tonë që po thyhen vlerat e demokracisë në këtë vend dhe po thyhen rregullat e lojës të garës në fushatë” u shpreh Pacolli.
Kërcënimet që vinë ndaj çdo anëtari të AKR-së sipas Pacollit konsiderohen si kërcënime të cilat i adresohen AKR-së dhe lidhen direkt me të. Për më tepër ai u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë në këtë rast dhe të ju dalin në mbrojtje qytetarëve të Kosovës.
“Reagoj ashpër ndaj kërcënimeve të tilla dhe i bëjë thirrje atij qytetari i cili kërcënon anëtarët e shtabit tim ose subjektit tim se ai ka të bëjë direkt me mua. Gjithashtu u bëjë thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë dhe të mbrohet demokracia në këtë vend dhe ne nuk mund të tolerojmë sot në shekullin 21, kur vlerat demokratike janë të instaluara në të gjithë globin, të ballafaqohemi me probleme të tilla”shtoi ai.
Gjithashtu Pacolli u bëri thirrje qytetarëve ta përkrahin programin e AKR-së pasi që sipas tij programi i kësaj partie është vlera më e mirë e cila ju ofrohet sot qytetarëve të Prishtinës.
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...