Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka reaguar ndaj gazetarit Graham Phillips, që bëri fushatë kundër Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të saj.
Pacolli ka thënë se sikur ta kishte takuar atë rrugëve të kryeqytetit, së pari do ta kishte dërguar nëpër selitë e shoqatave të dala nga lufta për ta trajtuar me “kafe dhe terapi fizike”.
“Paska kaluar para Komunës së Prishtinës, por edhe sikur ta kisha parë, nuk do ta kisha njohur”, ka komentuar Pacolli në Facebook.
“Por sikur ta kisha njohur, fillimisht do ta kisha dërguar në selitë e shoqatave të dala nga lufta për ta gostitur me një ‘kafe’ e pastaj me një ‘terapi fizike’”.
“Edhe në ëndërr me iu pas shfaqur Kosova dhe UÇK-ja, i kishte shkuar temperatura në minus 20 gradë. Pastaj do ta kisha përcjellë deri në Merdare, prej andej nga ka ardhur”, ka thënë ai.
Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike
Mercedes shqyrton prodhimin e armëve: Bota është bërë e papa...
MRI-ja e re zbulon detaje të syrit dhe trurit që deri tani i...
5 shenja se lëkura po humb kolagjen dhe si ta ngadalësoni kë...
Alis ngjitet në skenën e Eurovision me “Nan” – një per...
Bloomberg: Kosova po ndërton ushtrinë ndërsa vazhdon betejën...