Dibran Hoxha e Selim Pacolli përplasen për martesat e gjinisë së njëjtë: Kushtetuta e lejon – Mos e interpreto qysh të konvenon
Në T7 po zhvillohet një debat për martesat e gjinisë së njëjtë, ku një përplasje ka ndodhur mes Dibran Hoxhës dhe kandidatit për deputet nga radhët e Koalicionit për familje, Selim Pacolli.
Përplasja ndodhi lidhur me: A e lejon apo jo Kushtetuta e Kosovës, martesat me gjininë e njëjtë.
Pjesë nga debati i tyre:
Pacolli: Kushtetuta e njeh vetëm krijimin e familjes me dy gjini.
Hoxha: Në ndërkohë ju japim kohë, por nuk mundeni me gjetë, se është në ligjin për familje.
Hoxha: Në kundërshtim me kushtetutën jeni ju, PZAP është plotësisht e drejtë kur ju dënon, se ju nuk e kuptoni akoma në cfarë rendi kushtetues veproni ose doni me vepru. Në një rend kushtetues, që është sekular, te çështjet e besimit, në radhë të dytë, që i mbron dhe promovon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ju kur thoni ne jemi kundër dickaje, ju implikoni që dikush duhet me jetu ndryshe veq pse ju po mendoni me jetu ndryshe. Prandaj ju keni të drejtë me mëndu, por para kësaj, duhet me mëndu që jetoni në një shtet sekular.
Pacolli: Ligji cfarë nënkupton, nga burojnë ligjet? Cka e përcakton kushtetutën?
Hoxha: Paskit ardh të papërgatitur, po më vjen keq.
Pacolli: Ne jemi pro parimeve të familjes.
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...
“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ ...