Zëvendësministra e Bujqësisë, Myzejene Selmani ka komentuar akuzat dhe kundërakuzat mes ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollit dhe ish- kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Selmanaj përmes një postimi në facebook se është e rëndë që të përdoren fjalor i tillë dhe pa asnjë argument, shkruan arbresh.info.
Ajo ka shtuar gjithashtu se Pacolli asnjëherë në emër të takimeve me zyrtarë ndërkombëtarë nuk ka keqpërdorur parën publike e as nuk është shkolluar me të.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Selmanit.
Është e rënd kur një i vetëquajtur intelektual tenton tē bëjē opozitē politike duke fyer me fjalorin më tē rënd dhe duke përdorë terma që nuk përkojnë me një njeri me cikël të arsimit të mesēm e lere më një profesorë univerzitar.
E drejta për shprehje të lirë nuk nënkupton të drejtën për të fyerē denigruarë e linçuar figurat publike ,pa asnjë argumentë të vetëm.
Ështē edhe më e rënd kur një profesor tenton të lansoi në publikë teori të konspiracionit lidhur me të kaluarën afariste të Presidentit Behgjet Pacollit.
Së paku kjo nuk i takon njerzve të cilët e konsiderojnë vetën ,,ekspertë,, të marrëdhënjeve ndërkombëtare.
Së paku Presidenti Behgjet Pacolli asnjëherë në emër të takimeve me zyrtarē ndërkombëtar nuk ka keqpërdorur paran publike as nuk ēshtē shkolluar me paranë publike.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...