Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ka treguar se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i kishte propozuar që Arben Taravarin ta qesin kandidat për president.
Ai duke dhënë detaje, ka thënë se Kurti këtë ia kishte thënë në një takim më 4 janar 2024.
Sela ka thënë se për atë nuk do të ishte problem ta kandidonte Taravarin, por siç ka thënë ai ka treguar arsyet se pse shqiptarët nuk duhet të kenë kandidat për president.
“Në takimin e fundit që kam pas me z. Kurti më 4 janar 2024, para se të ndodhin problemet brenda për brenda, më është shtruar teza ‘çmendon ta bëjmë Taravarin kandidat për president’. Unë s’ka gjë kundër, por shtrohet pyetja a duhet të kemi kandidat shqiptar për president. Kam thënë kujdes se kjo del nga goja e një politikani që pesë vjet më para ka bërë thirrje që vota shqiptare të shkojë për shqiptarët, por në rrethana të tjera”, ka thënë Sela në Teve1.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...