Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar pas një fotografie që presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka publikuar në Instagram, ku shihet harta e Kosovës me flamurin serb.
Përmes një shkrimi në facebook, Sela ka thënë se Kosova nuk ka qenë ndonjeherë djep i kulturës serbe, e as vend krenarie, aq më pak tokë e serbëve.
“Kosova nuk ka qenë ndonjeherë djep i kulturës serbe, e as vend krenarie, aq më pak tokë e sërbeve. Kosova është toka ku janë gjakos djepat e shqiptarëve radhazi nga regjimet barbare sërbe pa aspak nder e krenari.
Është toka e shqiptareve ku sërbët edhe gjatë kohe do ta shohin të pasqyruar fytyrën gjakatare dhe vrasëse të udhëheqësve të tyre pa aspak lavdi dhe me shumë turp. Kosova në perjetësi tokë e djep shqiptarësh trima e liridashës”, është shprehur Sela.
Kosova nuk ka qenë ndonjeherë djep i kulturës serbe, e as vend krenarie, aq më pak tokë e sërbeve. Kosova është toka…
Posted by Ziadin Sela on Friday, March 19, 2021
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës