Sot, në një konferencë për shtyp, Ziadin Sela, kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët (ASH), ka adresuar situatën e krijuar në partinë e tij pas deklaratave të Arben Taravarit, i cili propozoi që ASH të shkonte në zgjedhje në bashkëpunim me partitë opozitare.
“Këtu janë deputetët e ASH të cilat kurrë nuk dekoruan para çdo tenderë për dhe shantazh. Ky shantazh është bërë për të ndarë anëtaret e ASH. Prandaj ju them se ditën e e shtunë, Taravari do të vendoset para përgjegjësisë. I cili ka 2 muaj nuk i ka thirrur organet e kryesinë e ngushte, në të cilën çdo oferta dhe çdo vendim që bëhet brenda partisë politike individi, organi që ka të drejt të marr vendim është kryesia qendrorë, pas vendimit të kryesisë qendrore atëherë shkon vendimi në kuvendin qendror, kjo është arsyeja se pse un kam dashur të thërritët mbledhje e kryesisë qendrore” thotë Sela.
Në lidhje me komunikimin e tij të fundit, Sela informoi se ka bërë thirrje për mbledhjen e Kryesisë Qëndrore dhe ka pritur përgjigje pozitive. Ai gjithashtu shtoi se kryetarëve të partive për rrjete sociale nuk i nevojitet ASH, dhe për këtë arsye, ditën e shtunës do të thirret një mbledhje publike me ftesa, ku rendi i ditës do të jetë përgjithësisht për kryetarin e partisë.
Sela gjithashtu bëri të ditur se ASH nuk do të lejojë realizimin e paralajmërimeve të Mickoskit, duke garantuar se partia do të mbetet e bashkuar dhe do të vendosë për fatin e saj. “Është ASH, subjekti i vetëm politik, ku ndryshimi do të jetë esencial”, tha Sela në fund të konferencës për shtyp./telegrafi/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...