Sekuestrohet një armë zjarri në Graqanicë, intervistohet personi i dyshuar

20:42 | 4 Shkurt 2023
K.B

Sot rreth orës 00:45, kemi pranuar informatën se në Graqanicë, një person i dyshuar ka shtënë në ajër me armë zjarri, derisa ishte në lëvizte me automjetin e tij.

Menjëherë rastit i janë përgjigjur ekipet policore, të cilat kanë arritë që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personit të dyshuar.

Personi i dyshuar, në praninë e avokatit mbrojtës ka dorëzuar një armë zjarri, e cila është sekuestruar nga ana e policisë, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj personit të dyshuar F.R (mashkull), janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprat:
-Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm – Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme