Policia e rajonit të Prishtinës me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale, ka organizuar punën e saj në të gjitha nivelet e stacioneve dhe njësive për krijimin e rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit.
Në kuadër të punës parandaluese janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.
Në këtë vazhdë, sot në mesditë, policia ka ndaluar veturën AUDI A6 me targë Kosove, dhe pas një kontrolli të detajuar ka arritur të gjejë në brezin e të dyshuarit dhe të sekuestroj:
· Një revole të tipit GIUSEPPE, e kalibrit 9 mm,
· Shtatë copë fishek të kalibrit 9 mm, si dhe
· Një (1) karikator.
I dyshuari;
-A. H, mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.
Se këndejmi sigurojmë qytetarët se strukturat e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale.
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...