Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka pranuar informacion se disa qytetarë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, më konkretisht në lagjen e boshnjakëve, janë duke fshehur disa gjëra që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve apo paraqesin rrezik potencial për përdorim të tyre edhe ndaj personelit policor, si dhe pengimin në realizimin e detyrave ligjore.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur: tela gjembore te improvizuar (irige), bomba tymosese, municion dhe një uniformë, shkruan Arbresh.info.
“Vlen të potencohet se uniforma e gjetur sot është e ngjashme me uniformat që janë përdorur nga grupi terrorist në Banjskë në shtator të këtij viti.”, njofton policia.
“Veprime policore operacionale në teren ende po vazhdojnë me qëllim të identifikimi të mjeteve tjera të dyshuara në mënyrë që të parandalohet rrezikimi nga to, i qytetarëve apo të parandalohet ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës që po punojnë për ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë.”, bën të ditur policia.
“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme dhe ofrimin e bashkëpunimit reciprok në funksion të garantimi të një sigurie më të madhe për të gjithë.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...