Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar një operacion gjatë të cilit është identifikuar një grup i cili merrej me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën, dhe me pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit.
“Prokuroria Speciale njofton se në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë gjashtë persona të dyshuar, për veprat penale ”Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim) nga neni 296 i Kodit nr.08/L-074 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike dy €uro të falsifikuara”, bën të ditur njoftimi.
Tutje në njoftimin e Prokurorisë thuet se, tre nga personat e dyshuar janë shtetas nga Maqedonia e Veriut, dhe tre të tjerë shtetas të Kosovës.
Nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 €uro metalike në vlerë prej 85.010.00 euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Po ashtu, janë sekuestruar katër vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë telefona celularë.
Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit./Arbresh.info/






Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...