Gjatë javës së fundit, Policia e Kosovës ka sekuestruar gjithsej katër armë zjarri në rajonin e Prizrenit – dy në Prizren dhe dy në Suharekë.
Në njoftim thuhet se veprimet policore janë realizuar mbi bazë të informacioneve operative dhe monitorimit të rrjeteve sociale, ku të dyshuarit janë parë duke poseduar apo përdorur armët, transmeton Arbresh.info.
“Rasti më i fundit u shënua më 01 dhjetor 2025, kur policia identifikoi dy persona të dyshuar nga një videoregjistrim në malet e Pashtrikut. Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej tyre u gjet një armë-pushkë automatike”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e dy të dyshuarve për 48 orë, ndërsa një i tretë mbetet në kërkim.
“Kundër të dyshuarve vazhdojnë hetimet për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”. Ky bilanc i javës dëshmon për angazhimin e policisë në parandalimin e armëmbajtjes së paautorizuar dhe rritjen e sigurisë publike në rajonin e Prizrenit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi