Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri, të cilat ishin përdorur gjatë festimit të Vitit të Ri, më 1 janar 2024.
Sipas njoftimit të PK, armët janë sekuestruar në dy raste të ndara nga zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë.
“Hetuesit policor pas identifikimit të personave të dyshuar në koordinim me prokurorinë, kanë kryer kontrolle në dy lokacione (në fshatin Grashticë dhe në rrugën Mihail Grameno në Prishtinë), ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri”, thuhet në njoftim.
Ndaj personave të dyshuar është iniciuar rast për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës si dhe përdorim i armës”.
“Të njëjtit dyshohet të kenë shtënë me armë rreth orës 00:00, me datën 01.01.2024”, bëhet e ditur nga policia.Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?