Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se gjatë kontrolleve rutinë janë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri: -një revole CZ me tre fishekë dhe -një revole Sig Sauer me 13 fishekë.
Ajo thotë se, Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore, raporton arbresh.info
“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë, gjatë kontrolleve rutinë (në dy vetura) dy lokacione të ndryshme (në rrugën “Xheladin Hana” dhe në rrugën “Selman Kadriu”) në Prishtinë, janë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri: -një revole CZ me tre fishekë dhe -një revole Sig Sauer me 13 fishekë. Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ka thënë ajo.
/arbresh.info/

Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...
“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...