Dy armë zjarri janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në dy lokacione të ndryshme në Batllavë dhe Orllan.
Sic njofton policia, sekuestrimi i parë është realizuar në fshatin Batllavë, ku për intervistim është shoqëruar në stacion policor, i dyshuari S.S. Personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit TT, një karikator me dy fishekë.
Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rast për veprat “Mbajtje në pronësi , kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës”, si dhe “Përdorim i armës”. I njëjti dyshohet të ketë shtënë në një aheng.
Ndërsa sekuestrimi i armës së dytë, është bërë në fshatin Orllan të Podujevës. Arma e zjarrit e tipit CZ dhe një karikator me 5 fishekë, i janë gjet dhe sekuestruar personit të dyshuar J.A. Ndaj tij, është hapur rast për armëmbajtje pa leje./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...