Njësitë policore të Kosovës kanë ndaluar një karrocë tërheqëse të ngarkuar me kafshë dhe produkte të dyshuara si mallra kontrabandë në fshatin Dumnicë, në komunën e Podujevës.
Siç njofton policia, në karrocë ishin të ngarkuar dy desh, një dhi, një qengj, 6 paleta pula (rreth 66 copë pula).
Tutje në raport thuhet se karrocën e ngiste një mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte ngarkuar mallrat në brendi të Serbisë.
“Fsh. Dumnicë, Podujevë / 12.03.2025 – 06:50. Nga njësitë policore është ndaluar një karrocë tërheqëse të cilën e ngiste i dyshuari mashkull kosovar, e cila dyshohet se në brendi të Serbisë ishte ngarkuar me kafshë. Në karrocë ishin të ngarkuar dy desh, një dhi, një qengj, 6 paleta pula (rreth 66 copë Pula). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa malli është marrë nga Dogana dhe është dërguar në terminalin doganor”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike
Mercedes shqyrton prodhimin e armëve: Bota është bërë e papa...
MRI-ja e re zbulon detaje të syrit dhe trurit që deri tani i...
5 shenja se lëkura po humb kolagjen dhe si ta ngadalësoni kë...
Alis ngjitet në skenën e Eurovision me “Nan” – një per...
Bloomberg: Kosova po ndërton ushtrinë ndërsa vazhdon betejën...