Policia e Rajonit të Prishtinës, ka njoftuar se ka sekuestruar 15 armë zjarri në ahengje familjare, transmeton arbresh.info.
Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ndeja dhe ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie.
Që nga data 10 Korrik 2021 deri sot, policia e Rajonit të Prishtinës, ka sekuestruar 15 armë zjarri, të cilat dyshohet të jenë përdorë në ahengje familjare.
Si rrjedhojë e veprimeve policore, mbrëmë në fshatin Sharban, ku janë gjetur dhe sekuestruar, një pushkë automatike AK 47, një karikator i armës AK 47, 59 gëzhoja armës AK47.
Pas përfundimit të procedurave dhe konsultimit me prokurorin Kujdestar të krimeve të rënda rasti është cilësuar si përdorim i armës dhe mjetit të rrezikshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të filloj kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar ato dhe personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla.
Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident./arbresh.info/





Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...
Dosja “Epstein”, reagon presidenti Donald Trump pas dokument...
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...