Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, znj. Luise Mushikiwabo, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e saj, Sekretarja e Përgjithshme ka vlerësuar kontributin e Kosovës në komunitetin frankofon që nga anëtarësimi i saj në OIF në vitin 2014, duke theksuar se ky anëtarësim pasuron diversitetin kulturor dhe gjuhësor të organizatës.
Ajo ka rikonfirmuar angazhimin e saj për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet OIF dhe institucioneve të Kosovës, pas Samitit të 19-të të Frankofonisë në Villers-Cotterêts.
Sekretarja e Përgjithshme ka nënvizuar se vendimet e marra gjatë këtij samiti, me fokus te rinia, kreativiteti, inovacioni dhe ndërmarrësia, ofrojnë mundësi për thellimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e mirëqenies së popullatës frankofone.
Në këtë frymë, znj. Mushikiwabo ka ritheksuar mbështetjen e OIF për përpjekjet e Kosovës në promovimin e gjuhës frënge, duke inkurajuar më tej kontributin specifik të vendit në kuadër të bashkëpunimit frankofon./Arbresh.info/

Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...
KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedh...
Reali iu ofrua Gvardiolit, Man City i ofron kontratë të re