Sekretarja e Përgjithshme e partisë Guxo, Triera Kasumi-Berisha, ka deklaruar se Vjosa Osmani është emër i pranueshëm për një mandat të dytë në krye të shtetit.
Në Debat Plus, Kasumi-Berisha fillimisht tha se qëndrimi zyrtar i partisë do të dalë nga kryesia.
“Besoj se i takon kryesisë me dalë me një qëndrim të përbashkët”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse tashmë kanë një qëndrim dhe nëse Osmani është emër i pranueshëm për Guxo-n për një mandat të dytë, ajo u përgjigj shkurt se “po është”.
“I kemi parasysh afatet kohore dhe rëndësinë e çështjes, kështu që brenda afateve besoj”, ka thënë mes tjerash ajo.
Zjarri në furrën e bukës në Rahovec, nuk ka të lënduar
Mesazh i fuqishëm i tifozëve të Real Madridit, pro Vinicius,...
Theu masën e sigurisë dhe kundërshtoi efektivët në Golem, po...
Avdyli: Votën e kam vetëm për Osmanin, kandidatja më e mirë ...
Kryeministrja e Islandës: Do të mbajmë referendum për anëtar...
Kurti mban orë me logo të hekurudhave zvicerane: Më pëlqen s...