Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Lajmi për arbresh.info e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
Kupina ka thënë se presidentja, Osmani, është informuar për këtë dorëheqje dhe ka marrë vendim për lirimin e tij nga detyra.
“Presidentja është informuar lidhur me dorëheqjen e z.Alim Rama nga pozita e anëtarit në KQZ. Pas kesaj, Presidentja ka marrë vendim për lirim të tij nga detyra dhe në ditët në vijim, bazuar në afatet ligjore do të bëhet zëvendësimi i anëtarit në KQZ”, ka thënë Kupina.
Një ditë më parë, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës e quajtur të kundërligjshme situatën në të cilën Rama ishte pjesë e KQZ-së edhe pse ishte emëruar në pozitën e sekretarit organizativ të VV-së.
Ai ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani se për tre muaj ka toleruar këtë situatë.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...