Sekretari i NATO’s, Jens Stoltengerg, ka thënë se pa përmbushjen e disa kushteve, apo pëlqimin e përfaqësuesve të minoriteteve etnike në Kosovë, nuk do të ketë transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës, shkruan Tanjug
“Ne jemi të fokusuar në kontaktet e afërta me Kosovën në këtë pikë. Kam shprehur shqetësimet e mia për nismat e fundit për të formuar ushtrinë e Kosovës pa përmbushur kushtet e nevojshme. Më saktësisht, pa pëlqimin e përfaqësuesve të minoriteteve etnike në Kosovë”, ka thënë ai.
Gjithashtu Stoltengerg ka theksuar se ky proces s’mund të kryhet pa qenë në përputhje me kushtetutën e Kosovës.
“Formimi i ushtrisë duket të shkojë në procesin parlamentar dhe të jetë në pajtueshmëri me kushtetutën”, ka shtuar ai.
Princ Leka II uron për zgjedhjet, bën thirrje që të gjithë q...
Nesër për herë të parë do të votojnë 125 mijë e 852 qytetarë
AGK bën thirrje për respektimin e punës së gazetarëve në dit...
E rëndë në Tiranë/ 60-vjeçari tenton të djegë veten me lëndë...
Bedri Hamza: Kosova pas 9 shkurtit do të jetë ma mirë
Abdixhiku përmbylli tubimin e madh elektoral me mesazh: Le t...