Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
Kosova dhe Serbia duhet të marrin si shembull Marrëveshjen historike të Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por jo për të harruar të shkuarën por për të shkuar përpara ashtu siç po shkon Maqedonia e Veriut dhe le të ngelet ky shembull si një model për vendet e tjera për të ecur përpara.
Kështu ka deklaruar sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg në Shkup gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Ai mes tjerash tha se NATO-ja është prezent në Kosovë nëpërmjet misionit të KFOR-it dhe se NATO-ja është aty për të dhënë garanci, paqe dhe mbrojtje për të gjitha komunitetet në Kosovë, po ashtu edhe të serbëve, raporton Alsat-M.
Stoltenberg shtoi e Kosova ka nevojë më shumë për një zgjidhje politike mes saj dhe Serbisë dhe një mbështetje për dialog që dialogu i ngelur mes Prishtinës dhe Beogradit të rifilloj sërish.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë